Pashket festohen edhe nga besimtaret ortodokse te Qarkut te Gjirokastres

Pashket po i festojne sot edhe besimtaret ortodokse te Qarkut te Gjirokastres.
Ne objektet e kultit mijera besimtare uruan njeri-tjetrin mbreme ne mesnate ne meshat e mbajtura duke percjelle mesazhin e ngjalljes se Krishtit. Kleriket ortodokse percollen ne te gjitha rrethet e ketij Qarku mesazhin per besimin dhe harmonine duke u lutur per dite me te mira per te gjithe.
Drita e ringjalljes u perhap mbreme nga te gjithe besimtaret ne shtepite e tyre.
Disa mijera emigrante shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqi megjithe problemet e krizes ekonomike u kthyen ne Shqiperi per te festuar me te afermit e tyre Pashket Orthodhokse.
Ne kete feste te shenuar besimtaret orthdodhokse i ndajne urimet edhe me besimtaret e feve te tjera ne Shqiperi ne nje tradite te bashkejeteses dhe harmonise nderfetare.