Librazhd, vetëvaret në kushte depresive babai i tre fëmijëve
LIBRAZHD- Një 50 vjeçar, baba i tre fëmijëve është vetëvarur mesditën e së dielës, në një pemë shumë pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash, rreth 10 kilometra larg Librazhdit ku 50 vjeçari, Xhevat Gjymega ka shkuar rreth 100 metra larg shtëpisë së tij, dhe më pas është vetëvarur me një litar në pemë.
Mësohet se prej disa javësh ai kishte kaluar në depresion, dhe shkak ka qenë gjendja e rëndë ekonomike që po përjetonte familja e tij.
Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e vetëvrasjes së 50 vjecarit, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak ka qenë depresioni.
(ma.ar/BalkanWeb)