E Diel, 1 Nëntor 2026

I dashuri i Gentës: Profilin në site-in porno e menaxhoja unë

TIRANE- Publikimi i fotove ‘hot’ të Gentës, banores kariz matike të “BB5”, u shndërrua padiskutim në çështjen më të përfolur të javës. Minuta të tëra transmetimi ‘live’ i janë dedikuar kësaj çështjeje, sondazhe të ndryshme në rrjetet sociale janë bërë për këtë punë, ndërkaq ka pasur deklarata të forta nga familjarët dhe nga i dashuri i saj. Kështu, Rubensi, i dashuri i vajzës simpatike nga Babani - për të cilin vetë banorja ka rrëfyer edhe që e rrihte, - ka pranuar se fotot në site-n pornografik i ka publikuar ai, madje me dijeninë e Gentës. Siç ka thënë Rubensi për suplementin, ata janë një çift mendjehapur dhe nuk i kanë problem të tilla aventura. “Profilin në “Fuckbook” e kisha unë”, ka thënë ai më tej, duke mos lënë shteg për dyshime të tjera. Megjithatë publikimi i këtyre fotove nuk është pritur fort mirë nga familjarët e Gentës. I vëllai i saj, ka qenë i shokuar nga gjithë kjo histori. Ndërkohë që jo më pak e shqetësuar ka qenë edhe e ëma. Në një komunikim me “Big Brother Fan Club”, i cili drejtohet nga Albana Osmani, mamaja e Gentës ka thënë se jeta e së bijës është përdhosur. Por duket se publikimi i këtyre fotove shkon paralel edhe me dy ngjarje të tjera. Sondazhe të ndryshme në Facebook, e shpallin banoren si më të preferuarën, duke i vendosur kështu kurorën e fitueses shumë javë përpara spektaklit. Nga ana tjetër, në analogji me këto foto, Genta ka deklaruar se kur të dalë nga shtëpia e “BB”, do të pajtohet përsëri me ish të dashurin, e do t’i kërkojë falje pasi ka bërë disa gjëra që ai mund t’i keqkuptojë. 

ÇFARË ËSHTË ETIKE NË SHQIPËRI? 
Paralelisht me fotot e Gentës është diskutuar gjatë këtë javë edhe çështja e etikës. Gazetat dhe gazetarët që i kanë publikuar kanë shkelur çdo etikë, dëgjova të thonte të dielën në mëngjes opinionisti i “Big Brother Fan Club”, Olti Curri. Më tingëlloi çuditshëm kjo deklaratë, pasi Olti ishte i pari që i publikoi fotot në faqen e tij të fansave në Facebook (ku ka mbi 18000 ndjekës), pak orë pasi ato u publikuan në një të përjavshme dy javë më parë. Veçse në ndryshim nga Gazeta, Facebook-u e ka një të mirë, postimet e tua mund t’i fshish pas pak orësh, gjë që e bëri Olti Currin në sytë e njerëzve më etik se sa ne...Ne që thyem çdo etikë, sepse nxorrëm në Gazeta fotot e publikuara në një site, të lejueshëm për të gjithë (derisa profili u fshi). Ne që nuk e përdorëm asnjëherë si argument kundër Gentës këtë fakt, madje përkundrazi më shumë se sa atë, sulmuam personin që i bëri publike këto foto. Po siç duket kështu do të qëndrojmë gjithmonë ne, edhe pse nuk shajmë e godasim aq shumë sa Olti në faqen e tij, do qëndrojmë gjithmonë gazetarët e zinj (në botë do ishim të bardhë), që mbulojnë faqet rozë, të cilat i mbulonte vite më parë edhe vetë opinionisti Curri.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›