E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tirane sot KQZ shpall rezultatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, pas rinumërimit të kutive të 11 njësive. Mbledhja e KQZ është vendosur të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:00.

Administrata ka hartuar tashmë aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.

Nga procesi i numërimit votave në kutitë e 11 njësive bashkiake, në avantazh ka dalë kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, kundrejt kandidatit të “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ përgjatë 5 ditëve hapi 1793 kuti, që i përkisnin 368 qendrave të votimit në 11 KZAZ-të e kryeqytetit. Pas verifikimit të votave të kontestuara rezultoi që kandidati demokrat, Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Ndërkohë që pritet që PS-ja të bëjë ankimin për vendimin e KQZ-së.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›