Bashkia Tiranë thirrje Ramës: Para se të premtosh kërko ndjesë për ato që s'bëre në 11 vjet
TIRANË- Bashkia e Tiranës, reagoi në lidhje me akuzat që kreu i PS-së Edi Rama bëri gjatë një bashkëbisedimi me banorët e njësisë 6.
Në një reagim për mediat, Bashkia Tiranë i bën thirrje kreut të PS që para se të premtojë të kërkojë ndjesë për ato që nuk ka bërë në 11 vite si kryebashkiak.
“Rama zbrit nga autobusi yt, hip në autobusët e Kombinatit që i ke lënë në mjerim. Sot në Kombinat po përfundojnë disa investime. Para se te premtosh kërko ndjesë për ato që s'bëre në 11 vjet. E kuptojmë largimin nga moskandidimi në Tiranë. Rama nuk përballet dot me bilancin 11 vjeçar”, thuhet në reagimin e Bashkisë.
Bashkia Tiranë thekson në reagimin e saj se sot në Kombinat po përfundojnë disa investime me rëndësi dhe 10 projekte të reja.
Rama akuza Bashkisë së Tiranës
“Më 8 Maj ndryshoi drejtimi i Bashkisë, por sot kemi një kryetar bashkie në kutinë e televizorit dhe jashtë nuk kemi as Bashki, as investime as shërbime që mund ta justifikojnë ekzistencën e një institucioni si Bashkia. Janë disa rrugë dytësore që janë hapur qëkur. E vetmja rrugë parësore është ajo që del në Elbasan. Por këto janë pasojat e një qeverisje që vjen nga vjedhja votave. Më 23 qershor ju do e hiqni me votë këtë zgjedhë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e njësisë numër 6.
(e.m/BalkanWeb)