E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tiranë thirrje ambulanteve e lokaleve: Lironi hapësirat publike

TIRANË- Bashkia e Tiranës u kërkon të gjithë tregtarëve ambulantë që të lirojnë hapësirat publike, ndërkohë i bën thirrje bareve dhe restoranteve që të largojnë tavolinat nga trotuaret e qytetit.

Zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Anila Bisha i ripërsëriti tregtarëve ambulantë dhe lokaleve thirrjen që të lirojnë hapësirat publike.

“Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantë, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”, - deklaroi Bisha.

Duke kërkuar mirëkuptimin e subjekteve, zëdhënësja e bashkisë sqaroi se kjo masë merret për qytetarët, ndërkohë që thekson se nëse nuk zbatohet afati i cili është 1 tetori atëherë policia bashkiake do të ndëryhjë për të zbatuar ligjin.

“Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve. Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respkektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, - përfundoi deklaratën e saj, zëdhënësja e bashkisë Anila Bisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›