E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës 7 ditë grevë urie, 4 në gjendje më të rëndë

BULQIZË- Përkeqsohet gjendja për 10 minatorët e Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e 7 të grevës së urisë. 4 prej tyre mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke e gjendje të fikëti, por nuk kanë pranur të kurohen në spitalin e Bulqizës, me gjithë insistimin e mjekëve.

Vendi ku po zhvillohet greva është një ndërtesë e marrë me qera afër kompanisë ACR, nga ku minatorët shprehen se do dalin vetëm me përmbushjen e kërkesave të tyre.

Korrespondenti Enver Doci deklaroi sot se minatorë të tjerë vazhdojnë mbështetjen pranë portë së ACR-së ndërsa për neser kanë paralajmëruar zhvillime të reja.

Po sipas tij, minatorët prtet të protestojnë nesër së bashku me fëmijët e tyre, duke mos i dërguar në shkollë. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale, me qëllim që përfaqësuesit e ACR të reagojnë sa më shpejt në zgjidhjen e situatës.

Minatorët e Bulqizës kërkojnë kryerjen e investimeve në minierë, rritjen me 20% të pagës, largimin nga territori i ACR-së së firmave të tjera të palicencuara e që shfrytëzojnë minierën në mënyrë abuzive, si dhe shkarkimin e drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›