E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, i ngacmon motrën, goditet me thikë 16-vjecari

TIRANË- Sherr të rinjsh, thika 16-vjeçarit në kryeqytet. Ngacmimi i një vajze duket se i ka kushtuar shtrenjtë një 16- vjeçari, i cili është gjendur për ballë grushteve dhe thikës së vëllait të saj.

Ngjarja në fjalë është regjistruar dy ditë më parë në kryeqytet, ku një grup prej 6 adoleshentësh janë konfliktuar mes tyre pranë Akademisë së Arteve. Sipas burimeve nga policia mësohet se, të gjashtë të rinjtë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes me thika dhe me mjete të forta. Ngjarja mësohet se ka lindur pasi, 16 vjeçari O.B. i ka ngacmuar motrën 19-vjeçarit, A.Sh., i cili duke mos e duruar këtë fakt, së bashku me dy shokët e tij kanë kërkuar të sqarohen me 16- vjeçarin, por duket se sqarimi nuk ka shkuar dhe aq mirë, kur 19- vjeçari A.Sh. ka nxjerr një thikë dhe ka qëlluar disa herë O.B. dhe dy miqtë e tij, të cilët ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë
mikut të tyre.

Në këtë kohë, edhe dy shoqëruesit e A.Sh. kanë ndërhyrë, të cilët nisën të qëllonin grupin kundërshtar. Menjëherë pas ngjarjes, 6 personat e përfshirë në këtë konflikt kanë shkuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por fatmirësisht nuk kanë pasur dëmtime të rënda dhe e kanë lënë spitalin pas mjekimeve të marra. Ndërkohë, dy të rinjtë, O.B. dhe A.Sh. i janë drejtuar policisë së Tiranës, ku kanë depozituar kallëzimet e tyre kundër njëri-tjetrit.

Nga ana e saj, policia e Tiranës pasi ka mbledhur dëshmitë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, ka vendosur të procedojë në gjendje të lirë O.B dhe A.Sh., për veprën penale të “plagosjessë lehtë me dashje”
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›