E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia cakton data për pagesën e detyrimeve të biznesit

Bashkia e Tiranës ka deklaruar se afati i fundit i shlyerjes së pagsave të detyrimeve vendore për bizneset, do të jenë. 20 prilli për pagesën e këstit të parë, 30 qershori për pagesën e këstit të dytë dhe 20 tetori për këstin e tretë.Në rast moszbatimi gjoba është sa 25% e vlerës së taksës. 

TIRANE- Bashika e Tiranës ka shpallur sot data precize për pagesën e detyrimeve vendore, që kanë të bejnë me detyrimet e bizneseve të vogla për vitin 2008.
Bashkia ka deklaruar se afati i fundit i shlyerjes së këtyre pagsave do të jenë. 20 prilli për pagesën e këstit të parë, 30 qershori për pagesën e këstit të dytë dhe 20 tetori për këstin e tretë.
Ndër të tjera, Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore ka njoftuar se në rast të mosmarrjes së detyrimit tatimor për shkak të mungesës së adresës ose adresës së gabuar , qytetarët janë të detyruar të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, duke filluar që nga data 10 prill e këtij viti.
Për të shtyrë bizneset të paguajnë në kohën e caktuar , Bashkia ka vendosur përfitime për ata që zbatojnë datat. Kjo do të thotë se kjo ndodh, biznesi përfiton 10% ulje të detyrimit fiskal, në rast të kundërt gjobitet me vlerën 25% të vlerës së taksës.

(e.n /atsh/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›