E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Debati për rritjen ekonomike, një skec banal

Partia Socialiste e ka konsideruar debatin e djeshëm si një skec banal të Berishës dhe Bodes për pseudo rritjen ekonomike. Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi se këto janë veprime të një qeverie që tallet me qytetarët."Qeveria të rimbursojë familjen e të vrarës në Polican",- ka thënë Kodheli. 

TIRANE- Partia socialistë ka reaguar në lidhje me debatin e djeshëm mes Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të financave, Bode për shifrat e rritjes ekonomike. Në një konferencë për gazetarët, zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi se këto janë veprime të një qeverie që tallet me qytetarët. “Lufta për mbijetesë në atdheun e varfërisë e të papunësisë që rritet përditë, vrau një grua te pafajshme, e cila çmontonte predha për një rrogë qesharake në një punë të pa sigurt shteti, ndërkohë që Sali Berisha bënte sikur grindej me ministrin e tij për shifrën e rritjes ekonomike”- kështu është shprehur kodheli përpara mediave.
Ndër të tjera ,partia socialiste e ka konsideruar debatin e djeshëm si një skec banal të Berishës dhe Bodes për pseudo rritjen ekonomike.
Partia Socialiste ka kërkuar që qeveria të rimbursojë të paktën shpenzimet e varrimit të gruas që humbi jetën në Polican, dhe lidhjen e një pensioni për fëmijët e saj të vegjël, në vend që të merret me bërjë teatrosh.

(e.n / Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›