Bashkia con per hipotekim dosjet e para te 124 objekteve
Bashkia e Tiranës ka dërguar sot kërkesën për hipotekim tek Ministria Drejtësisë për dosjet e plota të 124 objekteve në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë, zoti Lulzim Basha deklaroi I vendosur se kjo është vetëm faza e pareë dhe do të vazhdohet me vendosmëri drejt dy fazave të dyta.
“ Sot mbyllim fazën e parë të këtij procesi duke mbajtur premtimin për 124 objekte të cilat përfaqësojnë rreth 3000 familje. Sot do të nënshkruaj një shkresë-kërkesë për Ministrinë e Drejtësisë dhe kërkoj pajisjen me hipotekë, lejen e rregjistrimit duke I hapur rrugë për marrjen e tapive. Do të dërgoj dosjet e plota në Ministrinë e Drejtësisë. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët që punuan pa orar për të përfunduar dosjet e para. Shpreh bindjen se memorandimi i do të japë efektet e saj. Kjo është një çështje shërbimi i munguar për qytetarët e Tiranës. Bashkia e Tiranës kishte privuar familjet nga përdorimi sic duhet i pronës, të cilët kanë paguar për to në mënyrë të ligjshme. Këta qytetaëe nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ne nuk po bëjmë legalizim. Këto 124 objekte përfaqësojnë një blerjë kapitale që i jep secilës prej këtyre familjeve mundësi për t’a përdorur. Ne jemi të vendosur për të ecur përpara me dy fazat e tjera”, ëshët shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, para mediave.