Për heqjen e imunitetit
TIRANE- Së fundmi duket që çështja e heqjes së imunitetit parlamentar dhe atij të personave të veshur me funksione të përcaktuara kushtetutshmërish nuk do të prodhojë më diskutime të gjata dhe debate kontraverse në radhët e politikanëve tanë. Këtë përshtypje e përforcon bindja e krijuar pas deklarimit të liderit të maxhorancës për nënshtrim ndaj kërkesës dhe këshillave të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar, që në një vend ku korrupsioni i ka shtrirë metastazat me rreze mjaft shqetësuese dhe njëkohësisht imun ndaj këtij fenomeni tronditës nuk janë as deputetët dhe as funksionarët e tjerë të shtetit në nivele të larta, shfuqizimi i këtij instituti të vendosur për të siguruar ushtrimin e lirë të mandatit nuk mund të lihet në dëshirën e njërit apo tjetrit të mandatuar.
Përkundrazi, e domosdoshme është që ndërmarrja e kësaj mase të fillojë me riformulimin e nenit 73, pika 2, ku gjendet shprehja kategorike, se: “Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit”. Dhe, rrjedhimisht, me retushimin e nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit, kur parashikohet autorizimi për procedim “prokurori bën kërkesë te organi përkatës”. Ndërkohë që përderisa në çështjen e shtruar për zgjidhje organi përkatës është Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtojë ndërhyrjes as rregullorja e tij, konkretisht neni 118, në tekstin e të cilit parashikohet rruga që duhet ndjekur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm nëpër “segmentet” e këtij organi të lartë të pushtetit shtetëror, deri te seanca plenare, ku nëpërmjet votimit të fshehtë vendoset miratimi i një kërkese të tillë apo refuzimi i saj.
Për heqjen e imunitetit në doktrinën juridike janë mbajtur për dekada të tëra kryesisht dy qëndrime të ndryshme. Por, ai që kritikonte paprekshmërinë e deputetit si shmangie nga parimi i përgjithshëm i barazisë së shtetasve përpara ligjit penal, në literaturën tonë është shprehur, veç të tjerash, nëpërmjet një opinioni të argumentuar, se: “instituti i imunitetit parlamentar të mos paraqitet si barrierë ndaluese, por organi përfaqësues... të vendosë, pavarësisht nga shkalla e rrezikshmërisë së krimit, heqjen e imunitetit parlamentar” (Dh. Dhima, “E Drejta Kushtetuese e Republikës Popullore të Shqipërisë”, Tiranë, 1963, faqe 235). Ndërsa, për evolucionin e ndjeshëm të doktrinës juridike dhe praktikës kushtetuese rreth kësaj çështjeje, studiuesi ynë i mirënjohur, Luan Omari, në librin e tij “Sistemi Parlamentar” ka vënë në dukje gjithashtu, se në atmosferën e ndezur politike të krijuar në Itali në fillimet e viteve ‘90, pas zbulimit atje të rasteve të korruptimit ku qenë përfshirë shumë ministra, deputetë dhe senatorë, më 13 tetor 1993 Dhoma e Deputetëve, dhe dy javë më vonë Senati miratuan një amendament kushtetues për të modifikuar institutin e imunitetit parlamentar, parashikuar deri atëherë nga neni 68 i Kushtetutës italiane, çka u cilësua nga mediat e Gadishullit Apenin si “një masë historike”.
Edhe me kaq sa u tha më sipër, ndoshta do të ishte e tepërt të justifikohej shpikja prej maxhorancës sonë kuvendore dhe liderit të saj i një fruti ‘hibrid’ në këtë lëmë, që me të drejtë është cilësuar si “Trajtim vulgar i imunitetit”, “Një vendim i pazbatueshëm” etj. I tillë, sepse kufizimi i imunitetit nuk mund të bëhet me një vendim të Kuvendit pa numër të cilësuar votash, nën fakultetin e grupeve kuvendore, të plota apo të pjesshme. Dhe, “argumenti” i përdorur nga maxhoranca kishte të bënte me huazimin, –sipas saj, - të një modeli gjerman. Por, çfarë modeli ishte ky? A përkonte me qëllimet e fshehta të maxhorancës sonë? Realisht me bashkimin e Gjermanisë, Bundestagu mori një vendim për heqje të imunitetit me kërkesën dhe miratimin e pothuajse të gjithë anëtarëve të tij, të pozitës dhe të opozitës, përveçse katër deputetëve komunistë, të cilët iu drejtuan me një kërkesë ankimore Gjykatës Kushtetuese, nëse vendimi i mësipërm ishte apo jo në pajtim me, më së pari, ligjin themelor të atij shteti. Por, edhe sot, pas rreth dy dekadash, organi gjerman i rishikimit kushtetues ende nuk ka dhënë përgjigje.
Këtë fakt e nxori në pah edhe Komisioni i Venecias në opinionin e paraqitur në mars të vitit 2006, si përgjigje e kërkesës që Qeveria shqiptare ia drejtoi atij në dhjetor të vitit 2005 për shqyrtim të projektvendimit “Mbi kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale, për veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës”. Në këtë opinion shqiptohej se miratimi i këtij projektvendimi duhej bërë me votat e 2/3–ve të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, ose të paktën me shumicë të cilësuar prej 3/5–ve. Pavarësisht që këtë masën e fundit, fondacioni për demokraci nëpërmjet të drejtës e artikuloi, siç u shfajësuan ekspertët e tij, për të bërë të mundur uljen disi të tensionit politik që ishte krijuar rreth kësaj çështjeje, tek e fundit Raporti i Komisionit të Venecias mbyllej me këto fjalë: “Si përfundim ka argumente për pakushtutshmërinë e kufizimit të imunitetit me anë të një akti juridik të tillë...”.
Megjithëkëtë, pas pesë vjetësh, maxhoranca parlamentare lëshoi përsëri ca bubullima për kufizimin e imunitetit. Kështu, me të njëjtat mjete dhe synime, prej saj u planifikua që projektvendimi të shqyrtohej dhe të miratohej në një seancë plenare të 24 shkurtit të këtij viti në vazhdim. Por, qëllimet e mbrapshta të koalicionit qeverisës nuk u arrit të realizohen, për të kërcënuar dhe ndëshkuar seriozisht me heqjen e imunitetit deputetët “e pabindur” të pakicës ose edhe të vet pozitës, duke shfrytëzuar në raste të tilla cenimin e rëndë që i është bërë praktikisht nga ky koalicion pavarësisë së organeve të tjera kushtetuese. Që atëherë dhe deri më tani rezistenca e opozitës parlamentare për mosmiratimin e këtij akti pa bërë amendimin e nevojshëm të nenit 73 të Kushtetutës thelloi mosmarrëveshjen ndërmjet dy forcave kryesore politike të vendit, e cila iu shtua konfliktit të ashpër të tyre, veçanërisht pas rezultatit të zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë dhe refuzimit të përsëritur të Komisionit Europian për t’i akorduar Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE.
Në këto kushte pas paraqitjes prej Partisë Socialiste të një sërë objektivash në plotësim të kritereve të përcaktuara pandryshueshmërish nga KE – ja, për marrjen e këtij statusi vitin e ardhshëm, çështja e imunitetit u shtrua përsëri në tryezat e partive dhe në ato të iniciuara prej përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar. Por, nga eksponentë të maxhorancës u mbajt i njëjti qëndrim, ndoshta edhe nga druajtja se mos një ndryshim kushtetues në këtë drejtim mbase u hap rrugën amendimeve të tjera të nevojshme jo vetëm për të luftuar ashpër korrupsionin, por edhe për forcimin e shtetit të së drejtës, sidomos nëpërmjet ndarjes dhe kontrollit të ndërsjellë të pushteteve. Por, kur së fundmi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë foli qartë dhe prerë për domosdoshmërinë e ‘retushimeve’ të dispozitës përkatëse të ligjit tonë themelor, Kryeministri Berisha menjëherë e rrotulloi gjuhën dhe shprehu me fjalë gatishmërinë për t’u bërë amendimi kushtetues. Ndërkohë që, çuditërisht, ftesën opozitës për bashkëpunim në realizimin e kësaj mase tani ishte pikërisht ai që u “kujtua” t’ia bënte(?!).
Sidoqoftë, ajo çka mund të diskutohet së shpejti rreth kësaj teme, sigurisht që ka të bëjë edhe me dhënien përgjigje të pyetjes: Deri ku mund të shtrihet “dora” e ndryshimeve të nenit 73 të Kushtetutës? Konkretisht, në pikën 2 të këtij neni nuk bëhet fjalë vetëm për mosndjekje penalisht të deputetit pa autorizimin e Kuvendit, por edhe që autorizimi kërkohet gjithashtu në rastin kur ai do të arrestohet. Pra, fjalia e dytë e nenit kërkon një shqyrtim të kujdesshëm. Sepse, për personat që ushtrojnë funksione kushtetuese, arrestimi automatik pas fillimit të ndjekjes penale, madje edhe pasi atyre u është komunikuar cilësimi ‘i pandehur’, mund të jetë ndikuar apo nxitur nga motive politike dhe që synojnë të ushtrojnë presione apo shantazhe mbi ta.
Prandaj, në përgjithësi vlerësohet e arsyeshme që Prokurori i Përgjithshëm gjatë hetimit, apo Gjykata e Lartë gjatë gjykimit, t’i drejtohet Kuvendit për masën e arrestimit, kur argumentohet rrezikshmëria e lartë e personit, i cili në gjendje të lirë dyshohet që bën përpjekje për të zhdukur provat, për të dhënë deklarime të rreme që synojnë të fshehin fajësinë rreth krimit të kryer, për të mos iu bindur zbatimit të procedurave ligjore etj. Me këtë kërkesë, paraprakisht u lihet kohë anëtarëve të Kuvendit për të reflektuar rreth saj, si edhe personit të penalizuar për të dëgjuar shpjegimet e tij.
(GSH/BalkanWeb)