E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT Ilacet e skaduara te mbetura stok ne magazine nuk u jepen pacienteve

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Sajmir Ivziku, hedh poshtë zërat se ilaçet e skaduara të mbetura stok në magazinën e spitalit, përdoren për trajtimin e pacientëve.

Sipas drejtorit Ivziku, stoku i medikamenteve eshte krijuar nga planifikimi jo i saktë i nevojave 5-6 vitet e fundit dhe tashmë po bëhen gati procedurat për asgjësimin e tyre.

Sipas tij, tashmë lëvizja e çdo medikamenti nga farmacia qendrore drejt atyre dytësore verifikohet nëpërmjet një regjistri online, vënia ne funksion e të cilit shton kontrollin në përdorimin e barnave spitalore.

Ndërkohë që një grup specialistësh nga QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë, po verifikojnë lëvizjet e medikamenteve për përdorim të brendshëm nga farmacitë drejt pavijoneve të spitalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›