Bashkia e Elbasanit 86 banesa sociale me qera per te pastrehet
Të pastrehët që do të strehohen ne banesat sociale të ndërtuara nga Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndodhet në fazën përmbyllëse për shpërndarjen e 86 banesave sociale me qera kategorinë e të pastrehëve.
Prej kohësh, zyra e strehimit në bashki ka grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm dhe së fundi janë shpallur edhe emrat e atyre që janë kualifikuar për fazën e parë.
Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak është miratuar sistemi i pikësimit dhe kategoritë që do të përfitojnë nga ky program strehimi për të vazhduar më tej përgatitjen e dokumentacionit.
Nënkryetari i Bashkisë, Dritan Cepa tha se apartamentet kanë përfunduar dhe janë gati për banorët e rinj që do të strehohen në banesat sociale ndërsa theksoi se në këtë program janë përfshirë familjet që nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore, që jetojë në kushte të këqija e jashtë standardit, në ambiente institucionesh etj.
Me përparësi po shihen kategoritë me nevoja të veçanta si personat me paaftësi, para-tetraplegjikë, individët me statusin e jetimit, të verbërit, familjet e divorcuara etj.
Nga programet e strehimit në Elbasan do të përfitojnë mbi 270 familje.
Ndërkohë që 10 banesa i janë dhënë familjeve të cilat u janë prishur banesat për ndërtimin e pallateve për të pastrehët.