Marnhac: Dhuna në veri e papranueshme, do hetohet
PRISHTINË- Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka deklaruar se aktet e dhunës në veri të Kosovës janë të papranueshme dhe se të njëjtat do të hetohen dhe procedohen nga ana e institucionit që ai përfaqëson.
Vlerësimet e Marnhacut janë të përfshira në raportin që ai do i paraqesë Këshillit të Sigurimit të 29 nëntorit kushtuar Kosovës, raporton Telegraf.
Marnhac ka theksuar se EULEX-i, në kalimet kufitare në veri do të mbajë prani të fuqishme policore dhe se do të vazhdojë me patrullimet aty ku fizikisht do të jetë e mundur si dhe të vazhdojë hetimet lidhur me djegien e pikave kufitare dhe incidenteve që kanë ndodhur.
(e.m/BalkanWeb)