Ne Durres Bashkia konflikt me kompanite e rrugeve te qytetit
Në Durrës, Bashkia konflikt me kompanitë të cilave u ka dhënë vetë leje për kryerjen e punimeve në rrugët e qytetit, si pasojë e së cilës prej disa muajsh kompani të ndryshme private e shtetërore po krijojnë probleme në infrastrukturën rrugore.
Madje, kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, shprehet se kanalet e hapura apo çarja e asfaltit, përgjatë gjithë segmenteve rrugore dhe lagjeve të qytetit kanë sjellë mjaft probleme jo vetëm në investimet e reja por edhe në qarkullimin e automjeteve.
Ai sqaron se ndërhyrjet në rrugë nga ana e ujësjellësit apo edhe kompanive te tjera janë bërë me lejen e tyre, por mosrespektimi i kritereve te vendosura në kontratë për rehabilitimin e sipërfaqeve që dëmtohen, ka bërë që infrastruktura rrugore të shkatërrohet.
Situata më problematike paraqitet në aksin rrugor që lidh shëtitoren taulantja me Currilat, ndërsa ndërhyrjet në rrugë sipas Dakos janë bërë nga ana e ujësjellës-kanalizimeve për shkak të investimeve që po kryen ky institucion.
Rrugët më të dëmtuara janë ato të ndërtuara në tre vitet e fundit, siç është lagjia numër 1, lagja numër 5 si dhe lagja numër 18.