E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Bossi, aleati kryesor i Berluskonit kërkon dorëheqjen e tij

ROMË - Umberto Bossi, shef i Ligës së Veriut dhe aleat kryesor i Silvio Berluskonit, të cilit i siguron mbijetesën politike në parlament, i kërkoi të martën shefit të qeverisë italiane të japë dorëheqjan, sipas medias.

"Ne i kërkuam të mënjanohej", u tha ai gazetarëve në Dhomën e deputetëve. Ai vlerëson gjithsesi se kjo nuk do të ndodhë gjatë votimit test të ditës së sotme, për bilancin e 2010 të Shtetit italian, që sipas tij do të miratohet pa vështirësi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›