E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Kamzës, kandidati demokrat feston fitoren

Megjithëse fitorja e Bashkisë së Kamzës nga kanididati i rizgjedhur, i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu ishte shpallur që në ditët e para pas 8 majit, duket se drejteusit e kësaj bashkie, kanë pritur që festën e fitores ta organizojnë pas përfundimit të procesit zgjedhor në kryeqytet, ku u shpall fitues Lulzim Basha.

Kryetari, i cili merr mandatin e dytë për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu ndërsa ka marrë fjalën gjatë këtyre festimeve, është shprehur optimist se në katër vitet e ardhshme do të jetësohen projektet, që janë parashikuar për Kamzën dhe me mbështetjen e qeverisë, por edhe të kryetarit të ri të Bashksië së Tiranës.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe deputeti i kësaj zone, Minsitri i Arsimit Myqerem Tafaj, i cili ka garantuara për mbështetje të vazhdueshme të qeverisë për çdo projekt që shkon për interesat e banorëve të bashkisë së Kamzës. Në zgjedhjet lokale të 8 majit për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu fitoi përballë kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen”, Refik Suli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›