E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter pranon ofertën e United për Sneijder

Pak orë pasi Wesley Sneijder nuk përjashtoi largimin nga Interi, "The Mirror" raporton se klubi i tij aktual ka rënë dakort me Manchester United për shitjen e tij.

Mbi 30 milionë paund është shuma për të cilën janë marrë vesh klubet për trasnferimin. Tani mbetet që të neogociohet me lojtarin. Raportohet se Interi i ka dhënë leje Sneijderit që të bisedojë me klubin nga Old Trafford, bisedime që do të ndodhin brenda kësaj jave. Agjenti i lojtarit ka fluturuar për në Londër për detajet.

Kërkesat e mëdha për rrogë të Sneijder dhe taksat më të larta në Angli janë përmendur si probleme për kryerjen e këtij transferimi, por reklamat për imazh dhe të ngjashme presin të ndihmojnë. Nëse realizohet, ky pritet të jetë transferi më i rëndësishëm i kësaj vere në futbollin evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›