Bashkia e Kamzës shpall “55”-ën si “Gazeta e vitit 2011”. Kryeredaktori i "55"-ës, Nikolla: Komuniteti i Kamzës të na trajtojë edhe në 2012-ën si gazetën e tyre
Kryeredaktori i gazetës “55”, Ilir Nikolla: "Kënaqësi bashkëpunimi me qytetin vital të Kamzës dhe administratën vendore ndër më të suksesshmet në vend"
Akordohen 36 çmime, personaliteteve dhe figurave të shquara të qytetit të Kamzës, por edhe më gjerë, si në fushën e arsimit, mjekësisë, politikës, sportit, kulturës, biznesit, institucionit etj. Veç gazetës “55” dhe TV “Skan”: në akordimin e çmimeve dhe BB, KFW, Universiteti “Polis” Agim Kukeli, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Nju Jorkut, si Intelektuali i Vitit...
Në sallën e konferencave në Bashkinë e Kamzës, në një atmosferë të ngrohtë e festive në ditët e fundit të mbylljes së vitit 2011, u organizua ceremonia e dhënies së 36 titujve, personaliteteve dhe figurave të shquara të qytetit të Kamzës, por edhe më gjerë, si në fushën e arsimit, mjekësisë, politikës, sportit, kulturës, biznesit, institucionit etj. Bashkia Kamëz shpalli dje personalitetet e vitit 2011, mes të cilëve edhe institucione ndërkombëtare, si Banka Botërore e banka KfW, që kanë mbështetur financiarisht disa projekte të Kamzës, si ndërtim shkollash e për ujësjellës-kanalizimet. Pas marrjes së certifikatës nga kryetari i bashkisë, z. Xhelal Mziu, përfaqësuesit e këtyre institucioneve si zv/drejtoresha Greta Minxhozi e Bankës Botërore dhe z. Bledar Dollaku përfaqësues i KfW vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm me Bashkinë Kamëz, vitalitetin e qytetarëve të kësaj bashkie, ndërkohë shprehën angazhimin për të mbështetur projekte të tjera madhore në të ardhmen në këtë bashki. Mes personaliteteve të vitit 2001 të shpallura nga kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte përfaqësues të botës akademike, si prof. dr. Agim Kukeli, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Nju Jorkut, përfaqësues të universitetit “Polis”, të cilët kanë kontribut të drejtpërdrejtë në hartimin e planit të zhvillimit ekonomik e urbanistik të Kamzës. Në këtë ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, z. Tasim Mema, u shpallën gjithashtu si personalitete të vitit nxënës, mësues, mjekë, biznese e shoqata humanitare që kanë ndihmuar komunitetin e kësaj bashkie. Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë ceremoni festive, kryebashkiaku Mziu ndër të tjera u shpreh se kjo ceremoni organizohet për herë të tretë në Bashkinë e Kamzës. Tashmë ajo është kthyer në një traditë të përvitshme për të nderuar e çmuar vlerat që mbart komuniteti, të shprehura këto në personalitetet e tij, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e jetës, duke u bërë shembull për të gjithë. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet i përshëndeti edhe kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, z. Tasim Mema, i cili ndër të tjera vlerësoi drejtimin e bashkisë me kompetencë e profesionalizëm nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka bërë të mundur transformimin rrënjësor të Kamzës në një nga bashkitë me të suksesshme të vendit, promotore të zhvillimit të gjithanshëm.
Kjo ceremoni festive me rastin e festave të fundvitit u shoqërua me një spektakël ku merrte pjesë edhe këngëtarja e mirënjohur Elisabeta Marku. Ndër titujt që u dhanë në këtë ceremoni ishin “Institucioni i Vitit”. “Këshilltari i Vitit”, “Bamirsi i komunitetit”, “Sportisti i Vitit”, “Biznesi i Vitit”, “Media e Vitit”, “Mësues i Vitit”, Mjeku i Vitit”, “Kontributi për Demokracinë”, “Nxënësi i Vitit”, “Shkolla e Vitit”, etj. Simbolika e kësaj ceremonie, e zhvilluar për herë të tretë në Kamëz, krijoi një atmosferë emocionale e mjaftë të ngrohtë. Një vlerësim ky për kontributin e tyre ndër vite, shpërblim moral i punës dhe përkushtimit në të gjithë sektorët apo frontet ku ato ishin investuar në shërbim të familjes së tyre e në veçanti të komunitetit. Me punë dhe devocion ato kishin arritur të veçoheshin nga të tjerët, ndaj dhe kjo ceremoni ishte vlerësim i kontributeve të tyre. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm kryetari i bashkisë së Kamzës z. Xhelal MZIU, i cili iu dorëzoi të gjithë personaliteteve certifikatat e titujve, për të cilët ata kanë punuar me përkushtim për shumë vite me radhë në këtë qytet. Në fjalën e tij, Mziu tha : - Kjo ceremoni organizohet për herë të tretë në Bashkinë e Kamzës, tashmë ajo është kthyer në një traditë të përvitshme për të nderuar e çmuar vlerat që mbart komuniteti, të shprehura këto në personalitetet e tij, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë fushat e jetës, duke u bërë dhe shembull për të gjithë. Ne fjalën e tij kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu tha se: - “Sot Kamza ka rreth 100 mijë banorë dhe sot Shqipëria ka mbi 50% të popullsisë së saj urbane. Ajo ka njohur zhvillim të jashtëzakonshëm. Madje, Kryeministri jo më kot u mor në mbledhjen e qeverisë me Kamzën, pasi Kamza ka edhe shumë gjëra të tjera. Edhe njerëzit që e kanë populluar Kamzën kanë kontribuuar në zhvillimin e saj, pasi kanë lëvizur nga zonat e tyre e janë bërë banorë të Kamzës. Njerëzit që kanë ardhur këtu jo vetëm kanë përzgjedhur vendin, që është vendi më i mirë, nga pozicioni gjeografik që ka duke qenë afër kryeqytetit, apo aeroportit apo portit detar të Durrësit, duke qenë një nyje kyçe e Shqipërisë, por këta njerëz bënë që të ketë një ndryshim të shpejtë të kësaj zone, e cila ishte një zonë totalisht bujqësore, ta kthejnë në një zonë urbane. Mbaj mend para viteve 2000, jepej në emisione të kanaleve ndërkombëtare, siç ishte CNN-i apo Euronews-i, Bathorja apo lagje të tjera të Kamzës, ku kishte improvizime të ndërtimeve prej dërrase apo prej plasmani dhe sot ato nuk ekzistojnë madje kemi dashur për ta fotografuar ndonjërën prej tyre për ta pasur si ilustrim, por nuk i kemi gjetur dhe kjo ka ardhur si rezultat i punës së këtyre njerëzve, të cilët e kërkojnë ndryshimin dhe e kanë realizuar ndryshimin. Mbaj mend takimin me Kryeministrin ku unë u kandidova nga partia, i cili më tha – “z.Xhelal, ata njerëz kanë pasur për detyrë ta popullojnë atë zonë, kanë bërë ndërtime vërtet të mrekullueshme, por ne dhe bashkia duhet t’u krijojmë infrastrukturën”. “Besoj se në këto 5 vite qeveria dhe bashkia kanë tentuar që të futemi në rezonancë me këtë zhvillim të shpejtë të kësaj zone që është një kontribut i punës së këtyre njerëzve të mrekullueshëm të qytetit të Kamzës”. Në vijim të fjalës së tij kryetari i bashkisë së Kamzës tha se: - “Unë nuk dua të zgjatem shumë pasi ju jeni koshientë për gjërat që kanë ndodhur në qytetin e Kamzës duke filluar që nga infrastruktura rrugore, e cila ka pas munguar, ku vetëm në 4 vitet e fundit janë asfaltuar mbi 100 km rrugë, janë shtuar një numër i konsiderueshëm shkollash ku vetëm 5 vitet e fundit janë ndërtuar 10 shkolla me fonde të Bankës Botërore, të Këshillit të Evropës apo me fonde qeveritare apo edhe me ndihmën e bashkisë duke gjetur trojet ose duke krijuar infrastrukturën e nevojshme, duke krijuar një standard, më i miri sot në Shqipëri. Po kemi pasur edhe të tjera zhvillime duke filluar nga kultura me pallatin e ri të kulturës, i cili po arredohet, që të zhvillohen së shpejti aktivitete të këtij e të tjera jo vetëm për Kamzën por edhe kombëtare, madje kemi një proces të jashtëzakonshëm edhe në sport kjo vetëm në infrastrukturën e krijuar nëpër shkolla por edhe me klubet sportive që ndikojnë ndjeshëm në imazhin e Kamzës, duke filluar nga futbolli që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke qenë tani pretendentë tani për kampionat por dhe për kupë, kemi ekipin e basketbollit, që edhe pse vjet ishin në vendin e tretë, sivjet synojnë të shpallemi kampionë, aq më tepër kur ne kemi një kampion si Bilali, kemi ekipin e femrave që është mjaft konkurrues, apo ekipin e mundjes, sporte që tashmë nuk janë më luks, por të domosdoshme që ndikojnë ndjeshëm në imazhin e qytetit tonë Kamza” – tha kryebashkiaku i Kamzes. Më tej zoti Mziu shtoi se: - “Ne gjatë kësaj kohe kemi kërkuar që të jemi bashkëpunues jo vetëm me qytetarë, por edhe me faktorë të tjerë. Kemi qenë bashkëpunues me qeverinë shqiptare dhe kemi përfitues të fondeve të saj... Dhe jo më kot biznesi falë politikës fiskale të bashkisë por edhe asaj infrastrukture të krijuar ka bërë që të shkojë nga 600 biznese sot të shkojnë në mbi 1800 biznese të regjistruara, por ne kemi qenë partner seriozë me këto institucione në shuam drejtime si me Bankën Botërore kemi përfituar katër shkolla, po ashtu ne nga kjo bankë kemi përfituar edhe projektet të tjera siç është projekti Lamp, i cili financohet nga qeveria shqiptare , nga Banka Botërore si dhe nga partneriteti që ka krijuar Bashkia Kamëz. Kemi përfituar studimin urbanistikë, kemi përfituar sistemin e adresave, madje ne ishim bashkia e vetme që nuk kishim asnjë adrese. Sot jemi bashkia e parë në Shqipëri ku kemi bërë implementimin këtij projekti , ku kemi jo më pak se sa 500 rrugë të kodifikuara dhe 16 mijë banesa të kodifikuara etj. Një tjetër partneritet kemi pasur edhe me KfË, e cila ka nënshkruar me Ministrinë e Financave projektin më madhor për Kamzën ku ka mbetur pa u zgjidhur, siç është ujësjellës- kanalizimet , ku ka nj vlerë më shumë se sa 55 milionë euro , çfarë do të sigurojë furnizimin me ujë 24 orë apo rrjetin e kanalizimeve duke e kthyer bashkinë e Kamzës në bashkinë etalon dhe të standardit më të mirë në Shqipëri, pra KfË ka besuar tek bashkia Kamzë për të bërë një investime më shuam se sa 55 milionë euro. Ne kemi pasur partnere të tjera sic është UNDP-ja apo të tjera institucione ndërkombëtare. Është viti i tretë që bëhet në bashkinë Kamëz. Është pak e vështirë në përzgjedhjen e emrave , pro kemi tentuar që të kemi një përfaqësim të personave të subjekteve apo personaliteteve të cilët kanë ndikuar në zhvillimin përformancës në bashkinë Kamëz. Ndër emrat e shumtë binin në sy Banka Botërore, KfË, etj. Po ashtu u vlerësuan edhe biznese për kontributin që kanë dhënë në shërbim të komunitetit, si: “Everest sh.p.k”,kompleksi “Doda-Bar” etj. Disa nga përfaqësuesit të cilët morën çmimet dhanë prononcimet. Përfaqësuesi i Banka Botërore tha se ka patur partneritet shumë të suksesshëm në disa prej projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën e planit urban, ashtu edhe në sistemin arsimor, si në ndërtimin e disa shkollave në Kamëz. Unë uroj shumë suksese në punën që keni marrë përsipër z. Mziu. Përfaqësuesi i KfW pohoi se: - “Do të falënderoj kryetarin e bashkisë së Kamzës z. Xhelal Mziu, këshillin Bashkiak të Kamzës, si dhe kryetarin e Këshillit të Qarkut të Tiranës. Jam i nderuar me këtë fakt, që kjo simbolikë shënon fillimin e një pune të gjatë. Në emër të Bankës gjermane për zhvillim KfË ne jemi duke filluar një projekt shumë të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Kamzës, është një projekt që do të na bëjë të pranishëm në Kamëz për të paktën edhe 3-4 vitet e ardhshme. Është detyrë e të gjitha institucioneve qoftë të huaja, apo shqiptare që të mund të përshpejtojnë të gjithë procedurat e tyre për t’ju përgjigjur vitalitetit të popullsisë së këtij qyteti”. Kancelaria e Universitetit Polis tha se: - “kontributi i Universitetit Polis është një kontribut i bazuar në një partneritet të thellë, në një çështje besimi reciprok. Kështu që ku kontribut do të vazhdojë më tej. Jam e sigurt që do të gjejmë pikë takimi në rrugën tuaj drejt suksesit për të përdorur atë energji pozitive që ju referuat:. Kryeredaktori i gazetës “55” z.Ilir Nikolla tha se: - “ Për gazetën tonë ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi me qytetin vital të Kamzës. Do ta ftoja të gjithë komunitetin e Kamzës që ta trajtojë gazetën “55” edhe vitin 2012 si gazetën e tyre”. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i “Scan” Tv z.Urim Bajrami tha se, “ky është çmimi i pestë që marrim brenda dy viteve”. “TV “SCAN” është i ri, sikurse bashkia Kamëz, por kjo nuk do të thotë që ne jemi mbrapa të tjerëve, por përpara të tjerëve”.
Lista e plotë e “Personaliteteve të Kamzës, 2011” me motivacionet përkatëse
1. Banka Botërore Institucioni i Vitit
2. Banka KfW Institucioni i Vitit
3. Universiteti “Polis” Institucioni i Vitit
4. Agim Kukeli Intelektuali i Vitit
5. Gazeta “55” “Media e Vitit 2011”
6. Scan TV Media e Vitit
7. Gjimnazi Elez Isuf Ndreu Shkolla e Vitit
8. Komisariati i Policisë nr. 5 Institucioni i Vitit
9. Shefqet Keça Këshilltar i Vitit
10. Sokol Frroku Këshilltar i Vitit
11. Lad Kuliçi Këshilltar i Vitit
12. Ardit Beqiri Sportisti i Vitit
13. Vilson Ndregjoni Sportisti i Vitit
14. Aida Vata Sportisti i Vitit
15. Afrim Bilali Sportisti i Vitit
16.” Global Care” Shoqata e Vitit
17. Qendra të drejtat e njeriut në Demokraci Shoqata e Vitit
18. “Ëorld Vision” Shoqata e Vitit
19. Rugova Trezhnjeva Nxënësja e Vitit gjimnazi “Ibrahim Rugova”
20. Markeljana Jello Nxënësi i Vitit (cikli i lartë) shkolla 9-vjeçare “Kamza e Re”
21. Vjola Doku Nxënësja e Vitit (cikli i ulet) Shkolla 9-vjeçare “Niko Hoxha”
22. Lirie Troci Mësuesja e Vitit (cikli i ulët) shkolla “Nënë Tereza” Laknas
23. Miranda Hasani Mësuesja e Vitit (cikli i lartë) shkolla Bulçesh
24. Skënder Dule Mësues i Vitit (Shkolla e Mesme Profesionale)
25. Nurie Çollaku Mjeku i Vitit
26. Elisabeta Musta Mjeku i Vitit
27. Ndoc Malaj Bamirësi i Komunitetit
28. Prel Zmajli Bamirësi i Komunitetit
29. Misim Prençi Bamirësi i Komunitetit
30. Jonuz Marku Bamirësi i Komunitetit
31. Kompleksi “Doda – Bar” Biznesi i Vitit
32. Kompleksi “Arkensi” Biznesi i Vitit
33. “Everest” sh.p.k Biznesi i Vitit
34. Selim Gega Kontributi për Demokraci
35. Hasan Leka Kontributi për Demokraci
36. Grupi Rinor “Ne Sfidojmë” Artisti i Vitit
...