E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Tjetër thyerje e vendimeve të grupit nga deputetë të PS, asnjë masë ndëshkimore

24-12-2011 / Gazeta 55

Dita – ditës po dalin në pah të tjera fakte rreth strategjisë së përdorur nga Edi Rama në përjashtimin e deputetit Kastriot Islami, nga grupi parlamentar socialist. Largimi i tij dhe çregjistrimi nga partia ku ka kontribuuar prej 21 vitesh, nuk u bë për arsye morale apo thyerje të etikës, siç lakon Rama, por për arsye politike, si domosdoshmëri e mbrojtjes së konjukturës sektare në PS. Kësisoj, përjashtimi i deputetit Kastriot Islami nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk ka bërë efekt në radhët e deputetëve të selisë rozë. Edhe pse largimi i tij synonte kompaktësimin e grupit gjatë votimeve politike, në seancën e dy ditëve më parë rezultojnë 4 deputetë që nuk i janë bindur vendimit të drejtuesve të PS-së. Gjatë votimit të Riçard Markut si anëtar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tre deputetë të PS-së kanë votuar pro tij, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit ka votuar kundër. Mes deputetëve të PS-së që kanë dalë kundër vendimit të partisë është dhe një tjetër deputet, i cili ka abstenuar. Nëse Partia Socialiste do t’i përmbahet parimit të ndëshkimit të atyre që thyejnë rregullore, siç bëri në rastin e Kastriot Islami, atëherë të paktën tre deputetë duket të përjashtohen. Rrjedhja e votave të PS-së evidentohet lehtë në këtë rast. Mjafton të shohësh votat për projektligjet e tjera, ku mazhoranca ka pasur 71 deputetë të pranishëm në sallë. Ndërsa në rastin e votimit të Riçard Markut, votat “pro” kanë shkuar 74. Por nëse në rastin e Islamit kreu i PS-së kërkoi në mënyrë të prerë përjashtimin e tij, në këtë rast nuk ka asnjë masë të paralajmëruar. Mungesa e disiplinës mes deputetëve të PS-së nuk është një gjë e re selinë rozë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe gjatë seancës së votimit të Projekt Buxhetit më datën 5 dhjetor ku 14 deputetë kanë abstenuar për miratimin e tij, ndërkohë që urdhri i qartë politik nga kreu i PS-së dhe kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi ishte votimi kundër. Në mënyrë të qartë deputetët nuk ju bindën vendimit politikë, duke e demonstruar këtë edhe në një votim të hapur. Por megjithatë, edhe pse një votë abstenim nga kreu i PS-së nuk u morë asnjë masë. Ndërsa në rastin e Islamit, edhe pse deputeti nuk mori pjesë në votim u përjashtua duke cilësuar këtë thyerje rregulloreje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›