E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Korcës, ndihma e dhurata për fëmijët jetimë

KORCE- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë, Bashkia e Korcës ka shpërndarë ndihma dhe dhurata në Shtëpinë e Foshnjes,”Lulet e vogla” në këtë qytet.

Së paku 20 fëmijë nga 0 në 7 vjec kanë marrë dhurata dhe lodra të ndryshme për të luajtur në ambjentet e shtëpisë.

Ndërkaq, nënkryetari i bashkisë së qytetit juglindor, Sotiraq Filo tha se këta fëmijë sot nuk ndjejnë ngrohtësinë prindërore për arsye të ndryshme, ndaj kanë më tepër nevojë për më tepër vëmendje dhe dashuri. Sipas Filos, Bashkia e Korcës edhe pse me një buxhet të kufizuar, u është gjendur pranë këtyre fëmijëve në një ditë feste.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›