E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet themeluesi i Facebook, Marck Zuckerberg

KALIFORNI - Marck Zuckerberg, themeluesi i Facebook, u martua me të dashurën e tij Priscilla Chan, me të cilën kishte një lidhje të gjatë prej 9 vitesh, duke mbyllr kështu një javë historike, pasi të hënën ka pasur ditëlindjen, në 15 Maj Chan ka përfunduar studimet për mjekësi e të premten Facebook ka korrur sukses në bursë.

Mrtesa është mbajtur në Palo Alto, Kaliforni, në një ceremoni të vogël me 100 të ftuar, ndërsa Chan si dhuratë ka marrë një unazë me “gur të thjeshtë rubini” të dizenjuar nga Zuckerberg.

Edhe pas ofertave publike të aksioneve të Facebook-ut, Zuckerberg mbetet aksioneri më i madh i Facebook-ut me 503.6 milionë aksione, dhe ai e kontrollon kompaninë me 56 për qind të aksioneve të tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›