Dita Kombëtare e Jetimëve, Wollfarth apel politikës, Mbështetja e fetimëve, kërkesë e BE
Tiranë- 20 Maji, dita kombëtare e jetimëve është përkujtuar me një marshim të fëmijëve jetimë ku ka marrë pjesë edhe Ambasadori i OSBE, Eugen Ëollfarth.
Në fjalën e tij, ambasadori Ëollfarth ka bërë thirrje për më shumë mbështetje për fëmijët jetimë. Është një detyrë e çdo shoqërie që të bëjë përpjekje për integrimin e këtyre fëmijëve. Kur shohim buzëqeshjen e tyre sot mendojmë se ata janë e ardhmja e denjë e këtij vendi ka shtuar Ëollfarth.
Sipas tij, është e rëndësishme të respektohen të drejtat e fëmijëve jetimë ndërsa rikujtoi se mbështetja ndaj tyre është një nga kërkesat e Bashkimit Europian.
20 Maji, është një ditë apeli, ditë sensibilizimi ku mbarë shoqëria, shteti, politika, organizatat, prindërit dhe biznesmenët duhet të jenë më afër fëmijëve jetimë.
Ndërkohë kreu i Shoqatës së Jetimëve, Ilir Cumani ka reaguar sot për aktivitetin e zhvilluar nga kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. Ai e cilëson të turpshëm faktin që salla gjatë aktivitetit të djeshëm ishte e mbushur me jetimë, ndërsa i bëri thirrje klasës politike të jetë më e përgjegjshme me ta.