Berisha sot në Çikago, merr pjesë në samitin dy ditor
TIRANE- Kryeministri Berisha ndodhet sot në Çikago, ku merr pjesë në Samitin dyditor të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili hap punimet sot në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive.
Në përbërje të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kreu i qeverisë, janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, në ditën e parë të punimeve, të cilat do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës. Sesionet ne vijim do i dedikohen Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës. Në sesionet e Samitit marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Këshillit të BE-së, Presidenti i Komisionit të BE-së etj.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)