E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Lezhes mban premtimin per rrethimin e shkollave

Pas disa kronikash të transmetuara në “ABC News”, për problemin e rrethimit të shkollave në Lezhë, ka ardhur edhe reagimi i bashkisë duke mbajtur premtimin e dhënë për zgjidhjen e këtij problemi.

Të mërkurën ka nisur edhe rrethimi i shkollave për të rritur sigurinë në këto institucione arsimore.

Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj, ka inspektuar punimet për ndërtimin e godinave të reja arsimore, ndërsa ka garantuar se ka gati edhe projektin për rrethimin definitiv të këtyre shkollave.

Ndër të tjera, Tushaj ka konfirmuar se semestri i dytë shkollor, do të sjelle funksionimin e shkollës së re 9 vjeçare qe po ndërtohet ne Lezhë.

Ndërsa po zhvillohen tratativa të suksesshme me universitetet shtetërore dhe ato private, për një universitet në Lezhë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›