Cenohet Karaburuni pritet valanidhi
Prerjet e drurëve industrial po penalizojnë sipërfaqet pyjore në rrethin e Vlorës. Kësaj here është zona e Karaburunit, e cila është cenuar me prerje të Valanidhit, një dru industrial për të cilin është e ndaluar prerja përveçse me leje të njësive vendore përkatëse, por edhe drejtorisë pyjore.
Drurë të valanidhit janë prerë në zonën e Karaburunit, dhe lidhur me këtë fakt, shefi i policisë pyjore, Xhorxhi Hoxhara thotë se do të bëhet verifikimi në terren dhe më tej do të merren masat përkatëse. Është hera e dytë që cenohet valanidhi, pas prerjeve të rreth 70 drurëve të tillë në zonën e Tragjasit, ku pas konstatimit u penalizuan me heqje nga puna inspektori i policisë pyjore të kësaj zone, si dhe shefi përkatës.
Përpos prerjes së përsëritur të Valanidhit, problemet me drurët pyjor dhe prerjen e tyre janë shfaqur herë pas herë në rrethine Vlorës kryesisht në zonat rurale, ku banorët e këtyre zonave, i përdorim ato për ngrohje.
Hoxharaj saktëson se janë çuar tre persona ditët e fundit për procedim, pikërisht për këtë çështje dhe pritet dokumentimi i rasteve të mëtejshme, përfshi edhe atë të Karaburunit për të nisur procedurat, qoftë administrative me inspektorin përkatës, qoftë penale me autorët e prerjeve.
Drurët kanë një vlerë financiare, e cila llogaritet në bazë të diametrit, nga 15 në 30 mijë lekë të reja. Në Vlorë dëmtimet në drurë pyjorë nuk kanë qenë të pakta, ku vite më parë për drurin e Ilqes në zona të lumit të Vlorës ka patur edhe procedime penale dhe plot 7 të arrestuar. Zona e gadishullit një vit më parë është shpallur park kombëtar.