E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos: Sot na duhet votëbesimi, për qeverinë e koalicionit

ATHINE - Disa orë para votëbesimit të qeverisë në Parlament, Ministri grek i Financave Venizelos ka patur sot një komunikim me kryetarin e Eurogrupit Jean-Claude Juncker, Komisionerin për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Olli Rehn dhe ministrin e financave të Gjermanisë Volfgang Shable.

“Qeveria synon të marrë një votë besimi, jo vetëm që të vazhdojë punën me mbështetjen e anëtarëve të PASOK-ut, por të përpiqet për të arritur konsensusin më të gjerë të mundshëm dhe bashkëpunimin për të mirën e vendit dhe formimin e një qeverie kolicioni”, sqaroi Ministri i Financave.

Qëllimi sipas tij, është që të sigurohen procedurat për zbatimin e marrëveshjes së BE të sigurohet pozita e Greqisë në zonën e euros, të respektohen sakrificat e popullit grek dhe të hapet perspektiva e kthimit në funksionimin e rregullt të ekonomisë.
(e.c/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›