E Martë, 3 Nëntor 2026

Bashkia e Libohovës vijon me investime, ndërhyrje në infrastrukturë rrugore dhe mbjelljen e pemëve

Bashkia e Libohovës vijon me investime, ndërhyrje në infrastrukturë rrugore dhe mbjelljen e pemëve

Bashkia e Libohovës po vijon edhe gjatë kësaj periudhe me investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në lagje të ndryshme të qytetit ku ka patur më tepër problematika.

Sipas përgjegjësit të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në këtë bashki, Afrim Çomo është aplikuar edhe për disa projekte të tjerë në këtë drejtim që pritet aprovimi i tyre.

“Kemi bërë disa ndërhyrje. Jemi duke negociuar për një riasfaltim për një pjesë të brendshme”.

Një vëmendje e madhe në këtë bashki i është kushtuar edhe pastrimit të mjedisit dhe mbjelljes së pemëve të reja.

Bashkia e Libohovës ka bërë një serë investimesh edhe nëpër zonat rurale me qëllim jo vetëm përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe zhvillimin e turizmit.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›