Muaji i Monumenteve të Kulturës, ekspozita promovon trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike

“Muaji i Monumenteve të Kulturës”, ekspozita e çelur në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pati ndalesën e radhës në Shkodër. Vendi i përzgjedhur ishte kalaja “Rozafa”, një nga parqet arkeologjike më të vizituara në vend.
Ekspozita solli për publikun materiale grafike të monumenteve kulturore të cilat janë dëshmi e trashëgimisë sonë të pasur historike nga e gjithë Shqipëria.
Specialistja Kejda Lamçe thotë se promovimi i trashëgimisë kulturore nga ana e Institutit Kombëtar ka vijuar edhe me përgatitjen e disa kartolinave me pamje të monumenteve të kulturës.
“ Kemi përgatitur materiale edhe në forme kartolinash të cilat tregojnë monumente nga e gjithë Shqipëria. Në anën e pasme të kartolinës jepet një shpjegimi i shkurtër historik në gjuhën shqipe, por edhe në anglisht. Ne ja dhurojmë turistëve që ta kenë kujtim si nga Shqipëria, por edhe nga kjo ekspozitë.
Shkodra është një nga rajonet më të pasura arkeologjike dhe për rrjedhojë edhe i monumenteve të kulturës çka ka rritur interesin e vizitorëve për to.
Pas kryeqendrës së veriut, stacioni i radhës i ekspozitës “Muaji i Monumenteve të Kulturës” do të jetë qyteti i Elbasanit.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/