E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Maliqit në kolaps financiar, 280 familje pa ndihmë ekonomike

KORCE - Shkurtimi i grantit të vitit 2013 nga ana e qeverisë për shumë njësi vendore të majta, ka bërë qe shumë bashki të jenë në një kolaps financiar.

Një ndër to është edhe bashkia e Maliqit, e cila prej janarit të këtij viti është e paralizuar nga ana ekonomike dhe për pasojë janë bllokuar një sërë shërbimesh për qytetarët.

Kreu i Bashkisë Gëzim Topçiu deklaron se problemi më i madh aktual për këtë njësi të qeverisjes vendore mbetet mosdhënia e ndihmës ekonomike për së paku 280 familje,pagesa invaliditetit dhe ajo e paaftësisë,ndërsa këtij 'ngërçi 'ekonomik nuk do i shpëtojë edhe administrata.

Topçiu akuzon qeverinë se shkurtimi i grantit për këtë njësi të qeverisjes vendore është politik,ndërsa apelon institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës. E njëjta situatë ,paraqitet edhe në shumë bashki dhe komuna në Korçë, veçanërisht në ato të majta.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›