E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu barazon 0-0 në ndeshjen e parë të Champions-it

Kampionët e Shqipërisë kanë barazuar 0-0 në Baku të Azerbajxhanit në ndeshjen e parë kundër Neftçit, e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Champions League. Djemtë e trajnerit Mirel Josa janë mbrojtur mirë, duke marrë një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit në Korçë, sfidë që do të luhet më 23 korrik, në orën 20:00, në stadiumin “Skënderbeu”.
Vendësit kanë sulmuar pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, por pa arritur të dalin te goli, kjo edhe për meritë të portierit Shehi, i cili ka shpëtuar portën nga disa raste goli. Mjafton një fitore minimale në Korçë dhe për herë të parë Skënderbeu do të kalonte turin e parë në Ligën e Kampioneve, pas dy tentativave rresht në dy vitet e fundit. (E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›