E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Roskovecit nis investimet ne infrastrukture me te ardhurat e saj

Bashkia e Roskovecit ka nisur investimet në qytet me të ardhurat e saj, për plotësimin e disa problemeve jetike për banorët.

Në rrugët dytësore po zbatohen projekte të plota për zgjerim dhe asfaltim, pajisjen e tyre me kanalizme dhe ndricim, ndërsa në akset kryesore si unaza e qytetit, janë zbatuar ndërhyrje pjesore me qëllim shmangien e trafikut të rënduar në qytet.

Janë 1.3 milionë lekë të reja, të ardhurat që po i kthehen komunitetit nëpërmjet investimeve.

Pak ditë më parë në qytetin e Roskovecit përfundoi edhe aksioni i prishjes së rreth 100 objekteve pa leje me qëllim zgjerimin dhe krijimin e hapësirave të gjelbërta në qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›