Greqi, kapet shqiptari, grisi flamurin grek
ATHINE- Një 22 vjecar shqiptar u arrestua mbrëmë, pasi së bashku me dy të rinj të tjerë, bashkatdhetarë të tij, të cilët kërkohen ende nga policia kanë grisur një flamur grek në Neohori. Incidenti u raportua në policinë lokale nga banorët e zonës.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se tre djemtë u shfaqën dje në mëngjes në sheshin e fshatit, shkatërruan e grisën flamurin grek dhe më pas u larguan.
Në bazë të përshkrimeve policia identifikoi dhe dhe arrestoi 22-vjeçarin, ndërsa dy të rinjtë e tjerë janë ende në kërkim.
Policia tha se 22 vjeçari i arrestuar, kishte hyrë dhe qëndronte në Greqi ilegalisht. Ai do të dërgohet sot në prokurori, i akuzuar për "fyerje të simboleve të shtetit".
( ne foto një banor i zonës tregon flamurin e grisur)
(s.g/balkanWeb)