Haxhinasto ne SHBA per te marre pjese ne punimet e Asamblese se OKB-se
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto u nis sot për në SHBA, për të marrë pjesë në Sesionin e 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në përbërje të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë punimeve të Sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme, kryediplomati shqiptar , do të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme, si Forumi i Parë i Investimeve Shqipëri-SHBA.
Ministri Haxhinasto do të kryesojë gjithashtu, Takimin e Kartës së Adriatikut, me përfaqësues të lartë nga vendet e Rajonit dhe SHBA. Fokusi kryesor, i takimeve dhe aktiviteteve në kuadër të punimeve të Sesionit të 66 të OKB-së, do të jetë kryesisht forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me këtë Organizatë dhe reforma e saj; pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në veprimtaritë e OKB-se në fushën e sigurisë dhe paqes, në atë të çarmatimit, në çështjet social-ekonomike, të së drejtës ndërkombëtare si dhe të të drejtave të njeriut.
Një vëmendje të veçantë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, do t’i kushtohet Kosovës dhe lobingut për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të saj.