E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne periferi te qytetit te Peqinit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth orës 17.00 në periferi të qytetit të Peqinit, duke rrezikuar edhe banesat pranë.
Zjarri, i cili ka rënë në periferi të qytetit, ka përfshirë një masiv të madh me ullishta dhe shkurre, ndërsa në rast se flakët nuk lokalizohen shpejt ato rrezikojnë të përfshijnë edhe disa banesa shumë pranë vatrës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrëfikëse të qytetit të Peqinit, por duke parë se flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara edhe nga era, është kërkuar dhe ndihma e zjarrëfikësve të Elbasanit dhe Gramshit.

Shërbimet e zjarrëfikëses po vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zjarrit, i cili konsiderohet si më i madhi në qytetin e Peqinit gjatë stinës së verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›