E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranë liron hapësirat publike tek liqeni artificial

Bashkia e Tiranës ka përfunduar operacionin për lirimin e hapësirave publike të gjelbëra në parkun e liqentit artificial të Tiranës nga ku janë penalizuar 35 subjekte.

Nënkryetari i bashkisë Edmond Panariti u shpreh se brenda kësaj jave do të finalizohet operacioni për të hequr të gjitha klonet, llamarinat, kompensadat të cilat i zënë frymën parkut të liqenit artificial.
 

Më tej Pananariti pohoi se shumë shpejt do të fillojë ndërhyrja në të gjithë pellgun e liqenit artificial, riparimi i portës së digës, ndërhyrje në kolektor zgjerimi i hapsirës pedonale dhe rivendosja e komunikimit të liqenit artificial me liqenin e Farkës e cila do të sigurojë ruajtjen e një bilanci hidrik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›