E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjini s`është gati për sezonin, ndotja zhgënjen pushuesit e parë

Plazhi i Shëngjinit ka zhgënjyer qytetarë të shumtë dhe pushues të ardhur ngas Kosova, pasi janë përballur me një situatë aspak të këndshme në këtë zonë.

Papastërtitë e shumta përgjatë gjithë bregdetit nuk janë aspak normale të pushuesit që kanë zgjedhur Shëngjinin për fundjaven e tyre, duke kërkuar reagimin e komunës. Premtimet për ndryshime rrenjësore në këtë zonë turistike dhe reklama e paraqitur deri më tani, nuk pasqyrohen me aktualitetin me të cilën paraqitet plazhi i Shëngjinit, dhe për pushuesit kjo do të penalizojë turizmin dhe dëshirën e tyre për të frekuentuar këtë plazh. Sipas tyre, administrata e komunës duhej të kishte marrë masa për të mos e gjetur plazhin në këtë gjendje.
 

Me rritjen e temperaturave numri i pushuesve sa vjen dhe rritet ndërsa burime nga komuna e Shëngjinit kanë bërë të ditur për “Ora News” se situata do të ndryshojë vetëm gjatë javës qe vjen, për të qenë gati për pritjen e turistëve dhe vizitorëve të ndryshëm.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›