E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, OSBE: Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet serbe

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer, ka vizituar qendrat e votimit në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet e Serbisë thuhet të jetë e lartë.
 

“Gjithçka po zhvillohet në mënyrën më të mirë. Njerëzit votojnë. Kur kemi arritur në Graçanicë, ka pasur disa votues; kur jemi kthyer, ka ardhur një grup i tërë. Në Llapna Sellë ka pasur tension para qendrave të votimit ”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikolla Goan.
 

Po nga ky mision thonë se, deri më tani, nuk ka pasur votime për zgjedhjet lokale të Serbisë, në rajonet ku po mbahen ato parlamentare dhe presidenciale.
 

“Ne e kemi bërë të qartë se çdo përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në rajonet ku OSBE-ja mundëson votimet për parlamentin dhe presidentin e Serbisë, do të paraqiste shkelje serioze të marrëveshjes. Dhe, deri të një situatë e tillë nuk ka ardhur”, ka thënë Goan.

Rreth 109,000 qytetarë serbë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që po mundësohen nga OSBE-ja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›