E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranë vendos kolektorë në zonën "Kodra e Priftit”

Bashkia e Tiranës ndërhyn në vendosjen e kolektorëve në zonën "Kodra e Priftit" në kryeqytet. Sipas specialistëve të bashkisë, banorët e kësaj zonave kanë vuajtur prej vitesh mungesën e kanalizimeve edhe për shkak të banesave të sapondërtuar në këtë zonë.

Drejtori i menaxhimeve të shërbimeve në Bashki Taulant Zeneli thotë se do të ketë një fond të veçantë për vendojen e kolektorëve.
 

Kjo është ndërhyrja e dytë e bërë në këtë mandat. E pari proces ka nisur në rrugën “Don Bosko”. Sipas bashkisë ndërhyrje të tilla duhet të bëhen përpara dimrit për të shmangur pasojat e rënda që mund të sjell kjo stinë shirash.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›