Ndotja, Tirana “ha” 500 qytetarë në vit

Tirana “ha” 500 qytetarë të saj në vit. Në fakt është ndotja e kryeqytetit armiku kryesor i jetës në kryeqëndrën e shqiptareve që konsiderohet si një prej vendeve më të ndotur në europë. Shifat e frikshme vijnë nga raporti i OBSH ku Tirana na shfaqet si një qytet ku pluhuri është ulur këmbëkryq.
"Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Europë. Ka 500 vdekje në vit për shkak të ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete” ka theksuar eksperti I OBSH-së Miital Trzyzanaëski.
Pasi janë bërë matjet në çdo cep të qytetit OBSH-ja kërkon nga pushteti lokal dhe ai qëndror për të marrë masat për të shpëtuar nga një katastrofë ekologjike për të cilën jemi të detyruar ta thithim me ajër dhe ta hamë me bukë çdo ditë.