E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes 100 ditet e para te punes

Gjate nje konference per shtyp kryetari i Bashkise Lulzim Basha theksoi se cdo dite po tregohet se po mbahen premtimet qe iu bene qytetarit ne fushaten elektorale. Bilanci deri tani ka vajtur ne 100 dite pune. Basha ka theksuar se kjo pratike do te ndiqet edhe me tej madje dhe me vone do te behet publik per bashkepunimin me qytetaret. Ne themel qendron bindja qe menyra per ti trajtuar problemet e qytetareve eshte degjimi i tyre. Bashkebisedimi me qytetaret ka qene i frytshem dhe nje menyre me kembe ne toke per te matur eficencen e bashkise ka theksuar Basha. Kryebashkiaku Basha ka nenvizuar dhe faktin e mbajtjes se nje tjeter premtimi ate te hipotekimit te banesave ne Tirane. Ku sipas tij ka perfunduar faza e pare e ketij procesi me dergimin e dosjeve te objekteve me lejet e shfrytezimit ndersa faza e dyte do te perfundoje per nje periudhe 3-4 javore. Ai ka permendur dhe premtimin per punesimin duke theksuar se brenda 100 diteshit po punohet per hapjen e sa me shume vendeve te punes. Duke iu referuar struktures se re te bashkise se Tiranes Basha theksoi se nje nga premtimet e bera eshte edhe agjensia e mbrojtjes se konsumatorit e cila do ti mbroje keta te fundit nga mallrat pa cilesi si dhe nga spekulimet me cmimet. Nje tjeter ceshtje e cila eshte mjaft e rendesishme per qytetaret dhe qe sipas Bashes eshte edhe ne qender te bashkise eshte edhe plani urbanistik i kryeqytetit. Basha gjithashtu theksoi se nje tjeter sukses eshte edhe platform e decentralizimit e cila do ti jape me shume kopetenca kryetareve e minibashkive duke ruajtur kopetencat e kontrollit. Ne kete menyre qytetaret do te mund ti zgjidhin problemet e tyre sa me afer shtepise. Gjithashtu disa nga premtimet qe Basha theksoi se jane drejt realizimit jane edhe hapja e konkursit per bulevardin e Tiranes dhe rehabilitimi i lumit termat e references per tramvajin e Tiranes madje eshte permbushur dhe adresimi i sigurise ne trafik per shkollat e kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›