E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce Bien ne pranga tre te rinje pasi u kapen ne tentative vjedhje

Policia e Korces beri te mundur arrestimin e tre te rinjve pasi jane kapur duke vjedhur kasetofonin e nje makine. Ngjarja ka ndodhur dje ne qytetin Korces dhe personat e arrestuar jane Erjon Gjata 22 vjec banues ne lagjen Nr. 5 Julian Troka 25 vjec dhe Mandi Trebicka 18 vjec te dy banues ne lagjen Nr. 10 ne Korce. Te rinjte jane kapur ne flagrance nga policia teksa kishin hapur deren e makines se qytetarit me inicialet V.Gj 51 vjec. Ndaj te rinjve ka nisur procedimi penal per vjedhje dhe materialet proceduriale ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Korce.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›