Greqi, tension në Athinë, plagosen 2 protestues
ATHINE-Tensioni mbizotëroi sot në qendër të Athinës mes policisë dhe protestuesve në sheshin Sintagma.
Më shumë se 15 000 protestues sipas mediave vendase u mblodhën në Athinë, për të kundërshtuar politikat e qeverisë, ne demonstrata që nuk kaluan pa incidente.
Rreth orës 13.30 masa e njërëzve, me të cilën ishin bashkuar edhe persona të maskuar, u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë duke lëvizur gardhin e hekurt vendosur para ministrisë së Jashtme, madje edhe qëlluan me gurë forcat e policisë, gjë që detyroi këtë të fundit të përdorë kimikatet mbi masën e njerëzve.
Dy protestues u plagosën gjatë incidenteve në metro, pranë sheshit Sintagma.
Mijëra njerëz u mblodhën sot në shesh, në një nga demonstratat më të mëdha të organizuara nga sindikatat në Greqi.
(d.b/BalkanWeb)