Bashkia e Tiranës, Kolegji Zgjedhor zbardh vendimin

Kolegji Zgjedhor, në vendimin e zbardhur sot në mesditë, ka argumentuar se mbështetur në ligj dhe në Kodin Zgjedhor, ankimimi i Partisë Socialiste kishte tejkaluar afatet.
Sipas vendimit të Kolegjit, PS-ja nuk ka zbatuar afatin për të bërë ankimimin, që sipas Kodit Zgjedhor është tri ditë pas shpalljes së rezultatit.
Me rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste, Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shpalli fitues për Bashkinë e Tiranës kandidatin e koalicionit të djathtë, Lulzim Basha. /Start/
2011-07-12 14:42