Parlamenti i ri tek Piramida Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin
Ndërtimi i Kompleksit të ri parlamentar në vendin ku ndodhet Piramida, e njohur sot si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ka qënë objekt i diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ndërtimin e Parlamentit të ri tek godina e Piramidës.
Ndërtimi i Tempullit të ri Parlamentar pranë Piramidës, si një propozim i 38 deputetëve demokratë do t’i kushtohet 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit.
Tempulli i demokracisë duhet të jetë gati në ditëlindjen e 100-ë të shtetit shqiptar.
Projekti fitues për ndërtimin e Parlamentit të ri është ai vjenez i studios COOPHIMELB (L) AU, i koduar me numrin 11022.