Bashkia e Tiranës: Lojërat e fatit në një zonë të vetme

Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune i cili po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha lojrave te fatit që shtrihen në territorin e Bashkisë. Kjo zonë do të jetë në periferi të Tiranës. Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të vecante për lojrat e fatit.
Po kështu, grupi i punës ka parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojrat e fatit.
Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës, kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe te kriminalitetit te lidhur me kete aktivitet.