E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, vdes moderatori i njohur Jean-Luc Delarue

PARIS- Moderatori dhe producenti i njohur francez, Jean-Luc Delarue vdiq si pasojë e një kanceri në moshën 48-vjeçare, bënë të ditur sot burime mediatike franceze.
Jean-Luc Delarue deklaroi në dhjetor të vitit 2011 se vuante nga kanceri në stomak.

Moderatori i talentuar u arrestua për mbajtje dhe përdorim droge të tipit kokainë duke shkaktuar skandal në vend.

Procesi gjyqësor kundrejt tij duhej të zhvillohej në shkurt.

Shoqëria e tij e produksionit, "Réservoir Prod" konfirmoi vdekjen e moderatorit.

Me një karrierë të pasur televizive, Delarue punoi në fillim për kanalin televiziv francez, "TV6" para se të fillonte për "Canal+" gjatë periudhës 1991-1994, më pas në vitin 1994 për "France 2".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›