E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtimi i bukes ja si abuzojne tregtaret me cmimin e miellit



Pretendojne se u eshte shtrenjtuar lenda e pare por ne fakt e gjitha kjo eshte nje mashtrim i sajuar. Ky eshte rezultati i aksioneve te dy diteve te fundit te zhvilluara nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe nga inspektoratet ne varesi te Ministrise se Ekonomise ndaj subjekteve te tregtimit dhe ambalazhimit te miellit. Blofin dhe mashtrimin e nxjerrin edhe bursat nderkombetare te cilat nuk e kane reflektuar menjehere rritjen e cmimeve te miellit ashtu si pretendonin grosistet shqiptare bashke me prodhuesit e bukes. Sipas te dhenave nga faqet on-line te bursave cmimi i grurit u rrit te premten e kaluar ne SHBA ne nivelin me te larte te dy viteve te fundit. Nje shinin 35 litra kushtoi 841 dollare. Te henen ne mengjes nje shinin kushtonte vetem 685 dollare dhe cmimi mbeti ne nivel te ulet. Sipas Gabor Vogel analist i lendeve te para ne DZ Bank ndryshimet e cmimit ne mbi shtate dollare kane te bejne me spekulantet. Cmimi i ndershem i grurit eshte te 6 dollaret. Cmimi 840 dollare ishte i tepruar. Por ne pergjigje te spekulatoreve shqiptare kane ardhur dhe rezultat e fundit te aksioneve nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve e cila ka zbuluar jo pak shkelje dhe abuzime me cmimet ne treg. Nepermjet strukturave te saj Drejtorise se Hetimit Tatimor sektoreve te zbatimit dhe drejtorive te verifikimit ne terren gjate dy diteve te fundit u zhvilluan kontrolle ne subjektet e tregtimit me shumice te miellit dhe furrave prodhuese te bukes. Qellimi i kryerjes se ketyre kontrolleve te zhvilluara ne rang kombetar ka qene verifikimi i cmimit te blerjes dhe shitjes se produkteve pasi megjithese cmimet e importit te grurit nuk kane ndryshuar ne ditet e fundit u vu re nje rritje e cmimit te bukes. Gjate kontrolleve te ushtruara ne 120 subjekte ne Tirane dhe Durres u evidentuan 20 subjekte qe kane rritur ne menyre fiktive cmimin e bukes. Per 27 subjekte u vendosen gjoba me vlere 3.5 milione leke si dhe u sekuestruan 10 tone miell i pashoqeruar me fature.

Prodhuesit
Ndryshe nga sa deklaroi DPT-ja prodhuesit e miellit hodhen dje poshte akuzat per spekulim me cmimet. Ata thane se nese do te kishin ndjekur ecurine e burses dhe kursin e kembimit te dollarit me lekun cmimi i miellit ne tregun e brendshem do te ishte shume me i larte. Ne nje muaj cmimi ne burse eshte rritur me 75 per qind. Ne tregun e brendshem eshte rritur me vetem 20 per qind per shkak se ne po perdorim rezervat per te amortizuar rritjen - thote prodhuesi i miellit Dimitrios Thomoglou. Sipas prodhuesve kjo eshte nje situate e pazakonte pasi per here te pare cmimet po rriten me ritme te larta ne mes te sezonit te korrjeve nje situate e paprovuar me pare. Ka dale nga tregu furnizuesi kryesor i grurit me cmime te lira qe eshte Rusia. Ne gjithe boten prodhimi eshte ulur me 10 per qind qe eshte shume- thote Thomoglou. Ne fund prodhuesit paralajmerojne se cmimi i miellit ne vend do te rritet serish kur pritet te vijne ngarkesat e reja qe jane blere me cmime te rritura. Thatesira dhe zjarret masive ne Rusi si dhe ulja e prodhimit nga te gjitha vendet kryesore po tronditin bursen e dritherave ne bote duke shkaktuar nje rritje te shpejte te cmimeve brenda pak kohesh.

Prodhimi vendas
Prodhimi vendas i grurit mbulon vetem 10-15 te nevojave per grure ndersa sasine tjeter te tij prodhuesit e miellit jane te detyruar qe ta blejne ne tregjet nderkombetare duke iu nenshtruar ecurise se burses se dritherave. Kjo eshte njera nga arsyet qe citon Unioni i Tregtareve Agroushqimore ne nje deklarate te tij mbi rritjen e detyrueshme te cmimit te bukes e cila sipas ketij organizmi nuk eshte aspak abuzive dhe se prodhuesit e bukes nuk kane te bejne aspak me nje pozicion monopolist ne treg. Nga ana tjeter UTA permend edhe faktin qe fale investimeve te fuqishme dhe moderne ne teknologjine e prodhimit te miellit ushqimor eshte bere e mundur qe ne Shqiperi te mbahet cmimi me i ulet per 1 kg miell e per rrjedhoje edhe per 1 kg buke jo vetem ne krahasim me vendet europiane por dhe me vendet fqinje si Kosova Maqedonia Mali i Zi etj. Ne lidhje me cmimin e grurit UTA sqaron se vetem gjate ketyre 3 javeve te fundit cmimi ne burse i grurit eshte rritur ndersa prodhuesit vendas kane amortizuar ne menyre te ndjeshme rritjen e cmimit te grurit ne tregun e burses pasi kane shfrytezuar sasine gjendje te miellit qe kane pasur.

Po i kontrollonte dyqanin pronarja godet inspektoren e Tatimeve

Nje ngjarje aspak e zakonte ka ndodhur ne qytetin e Korces ku nje inspektore tatimesh eshte sulmuar nga nje pronare dyqani pasi ishte duke ushtruar kontroll brenda tij. Lajmi raportohet nga burimet policore te Korces sipas te cilave ato kane filluar procedimin penal ne gjendje te lire per Enverije Frasherin 53 vjece banuese ne kete qytet. Kjo pasi ne dyqanin me artikuj te ndryshem i cili figuron ne pronesi te saj ka fyer dhe goditur per shkak te detyres inspektoren e Drejtorise Tatimore ne Korce B. Merkuri 32 vjece e cila po inspektonte dyqanin ne fjale. U kryen veprimet procedurale per vepren penale te goditjes per shkak te detyres dhe fyerje per shkak te detyres parashikuar nga nenet 237 dhe 239 te Kodit Penal ndersa materialet iu kaluan prokurorise se Korces per hetime te metejshme.

Asnje kokerr gruri nuk duhet te dale nga Rusia

Asnje kokerr gruri nuk duhet te dale nga Rusia ne menyre qe cmimet te mos rriten aq sa ruset te mos blejne dot ushqime. Ne Rusi vazhdojne djegiet e siperfaqeve te tera. Kjo ka pasoja per ekonomine sepse aty ku ka zjarr nuk rritet me gruri. Prandaj kryeministri Vladimir Putin vendosi javen e kaluar ndalimin e eksporteve te dritherave. Analistet e lendeve te para thone se gjendja nuk eshte aq dramatike. Ne nje afat te mesem cmimet jane te qendrueshme dhe pritet madje te ulen. Ralf Sudhoff eshte i alarmuar. Zedhenesi i Programit te Kombeve te Bashkuara per ushqimin trembet se ushqimet nuk do te mund te blihen me prej te varferve. Dy vjet me pare kjo ndodhi. Nje miliarde njerez te botes vuajten ne ate kohe nga uria. Kjo nxiti trazirat sociale ne vendet e hemisferes se Jugut. Faktikisht cmimi i grurit u rrit te premten e kaluar 06.08 ne SHBA ne nivelin me te larte te dy viteve te fundit. Nje shinin 35 litra kushtoi 841 dollare. Ky cmim ishte dyfish me i larte se muajin e kaluar. Kjo shkaktoi renien me te madhe te kursit ne 14 vitet e fundit. Te henen ne mengjes nje shinin kushtonte vetem 685 dollare dhe cmimi mbeti ne nivel te ulet. Nje shenje e sigurt per spekulimet me cmimet- thote Gabor Vogel analist i lendeve te para ne DZ Bank. Ndryshimet e cmimit ne mbi shtate dollare kane te bejne me spekulantet. Cmimi i ndershem i grurit eshte tek 6 dollaret. Cmimi 840 dollare ishte i tepruar. Vogel eshte i sigurt se kesaj here eshte ndryshe nga kriza e 2008-es. Atehere cmimi i grurit arriti 13 dollare per shini. Vogel mendon se ka mundesi qe duke pasur parasysh klientet qe ka Rusia mund te ndryshoje vendimin qe ka marre per ndalimin e eksporteve. Cmimet e larta te dites se premte nuk kane pasur te bejne me parashikimet per te korrat me te mira te dritherave ne SHBA dhe Australi. Australia eshte eksportuesi i peste per nga madhesia i dritherave ne bote kurse SHBA eksportuesi me i madh. Ne te dyja vendet fermeret njoftojne per kushte optimale te korrash Edhe nese eksportet ruse ndalohen vakuumin e krijuar mund ta mbuloje menjehere SHBA-te. Vogel nuk pret rritje te cmimit te dritherave. Ne SHBA nje shinin kushton 731 dollare dhe sipas analisteve te lendeve te para cmimi ka mundesi qe te bjere edhe me shume.

FAO Rezervat lehtesojne krizen e drithit

Vende te ndryshme te botes jane perfshire nga moti ekstrem. Pakistani Kina por edhe Afrika Perendimore jane prekur nga reshje shiu qe kane shkaktuar permbytje dhe deme te medha. Nderkohe qe Rusia eshte prekur nga temperatura te larta. E gjithe kjo situate duket se po krijon nje krize globale per prodhimin e drithit. Gjendja ne disa rajone te botes eshte emergjente dhe ne disa tregje cmimi i dritherave eshte rritur cka ka sjelle edhe shtrenjtimin e cmimit te bukes por me gjithe gjendjen e veshtire nga zyrtare te OKB-se vijne sinjale optimiste per te ardhmen. Eksperti i ekonomise ne Agjencine e OKB-se per ushqimin FAO ne Rome Abdol Reza Abassian ka deklaruar se gjendja e krijuar e krijuar mund te sjelle veshtiresi serioze. Kur flitet per rezerva ushqimi rezervat e grurit qe eshte ushqim i rendesishem gjendja eshte emergjente ne nje vend te rendesishem ku prodhohen drithera Rusia qe do te thote se shume rezerva qe u krijuan gjate viteve tani pritet qe te konsumohen- theksoi Abbassian duke shtuar se do te kete renie te rezervave deri ne fund te sezonit deri ne fund te vitit 2011. Nderkohe kjo gjendje ka sjelle edhe reflektim ne treg dhe renia e prodhimit te dritherave po ben qe cmimet te rriten.

13 Gusht 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›