E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Nuk do rritet çmimi i biletave të urbanëve

TIRANË- Në lidhje me deklaratat në disa media se do të rritet çmimi i biletave të autobusëve urbanë në Tiranë, reagon Bashkia e Tiranës. Duke i konsideruar spekulative këto informacione, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, bëri të ditur sot se, "për linjat urbane të qytetit të Tiranës, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës në mënyrë arbitrare".

“Asnjë operator që operon në linjat urbane të qytetit të Tiranës nuk mund të ndryshojë çmimin e biletës në mënyrë të njëanshme”, tha Bisha.

Sipas saj, çdo vendim i tillë do të çojë në marrjen e masave penalizuese deri në anullimin e kontratës së operatorit.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia e TIranës për biletat e urbaneve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›